PHOTO DATE: March 29, 2023. LOCATION: Bldg. 8, Room 183 - Photo Studio. SUBJECT: Official crew portrait for Artemis II, from left: NASA Astronauts Christina Koch, Victor Glover, Reid Wiseman, Canadian Space Agency Astronaut Jeremy Hansen. PHOTOGRAPHER: Josh Valcarcel

NASA prezanton astronautët e misionit të ardhshëm në Hënë

NASA ka prezantuar katër astronautë të cilët janë personat e ardhshëm që do të fluturojnë për në Hënë.

Në një njoftim është thënë se astronautët do të sillen rreth Hënës gjatë misionit Artemis II në anijen kozmike Orion të NASA-s.

“Ky test historik i fluturimit me ekuipazh është vetëm fillimi i rrugës së NASA-s për të krijuar një prani afatgjatë shkencore dhe njerëzore në sipërfaqen hënore” – tha NASA.

Tutje nga NASA ka prezantuar katër anëtarët e ekuipazhit që do të fluturojnë për në Hënë.

Për Reid Wiseman NASA ka thënë se do të shërbejë si komandant i misionit Artemis II, përderisa është thënë se ky do të jetë udhëtimi i dytë i Wiseman në hapësirë, duke shërbyer më parë si inxhinier fluturimi në bordin e Stacionit Ndërkombëtar për Ekspeditën 40/41 në 2014.

Wiseman është thënë se ka regjistruar 165 ditë në hapësirë, duke përfshirë pothuajse 13 orë kohë ecje në hapësirë dhe ka shërbyer si shef i Zyrës së Astronautëve nga dhjetori 2020 deri në nëntor 2022.

Victor Glover do të jetë pilot në misionin Artemis II dhe ai është thënë se do të bëjë fluturimin e tij të dytë në hapësirë. Glover u tha se ka shërbyer më parë si pilot në misionin SpaceX Crew-1 të NASA-s, i cili u ul më 2 maj 2021, pas 168 ditësh në hapësirë.

“Si inxhinier fluturimi në bordin e stacionit hapësinor për Expedition 64, ai kontribuoi në hulumtime shkencore, demonstrime teknologjike dhe mori pjesë në katër shëtitje në hapësirë” – thuhet në njoftimin e NASA-s.

Tutje u prezantua edhe Christina Koch që do të jetë specialiste e Misionit Artemis II, e që edhe për të ky është fluturimi i dytë në hapësirë.

Koch u tha se ka shërbyer si inxhinier fluturimi në bordin e stacionit hapësinor për ekspeditat 59, 60 dhe 61 dhe se ka vendosur një rekord për fluturimin më të gjatë të vetëm në hapësirë nga një grua me një total prej 328 ditësh në hapësirë.

Anëtari i katërt që u prezantua është Jeremy Hansen, po ashtu specialist i Misionit.

“Duke përfaqësuar Kanadanë, Jeremy Hansen po bën fluturimin e tij të parë në hapësirë si një astronaut i Artemis II” – tha NASA.