NASA dhe SPACECX më 30 maj nisin dy astronautë në hapësirë

Të shtunën më 30 maj NASA dhe SPACEX nisin astronautët Robert Behnken dhe Douglas Hurley në stacionin ndërkombëtar hapësinor. Ky mision shënohet si i pari që nga pensionimi i anijes kozmike në vitin 2011 që njerëzit do të fluturojnë në hapësirë nga toka amerikane.

Përpjekja e parë e nisjes më 27 maj u pengua për shkak të motit.

Mbulimi live i ngjarjes do të bëhet nga ora 11 e mëngjesit sipas orës lokale, me ngritje të synuar nga ora 3:22 pasdite.