Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Nana raporton në polici se vajza i vdiq duke fjetur, policia nis hetimet

Një grua ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë duke fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 06:33 në fshatin Kosterc, Skenderaj.

Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.