Naim Qelaj merr detyrën e Avokatit të Popullit nga Hilmi Jashari

Naim Qelaj që nga sot edhe zyrtarisht ka nisur punën në zyrën e Avokatit të Popullit një ditë pasi u votua për këtë pozitë në Kuvendin e Kosovës.

Ai mori detyrën në një ceremoni të dorëzim-pranimit nga ish Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Qelaj e ka uruar paraardhësin e tij, Hilmi Jashari për punën që e ka bërë në këtë institucion.

“Është kënaqësi të marr detyrën nga ju. Keni bërë një punë të mrekullueshme, është për t’u admiruar politikat që i keni instaluar brenda institucionit”, tha Qelaj.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj deri para një kohë kishte qenë pjesë e AAK-së, duke qenë edhe zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj.

Betohet në Kuvend Avokati i Popullit, Naim Qelaj