Naim Fetahu: Gratë do të kenë 50 për qind të posteve drejtuese në Komunën e Podujevës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, premtoi se meqë është ekonomist me profesion do të punojë shumë në drejtim të ekonomisë dhe për të kthyer investitorët.

Në #DebatPernime, të moderuar nga Jeta Xharra, Fetahu duke folur për përfaqësimin e grave në poste drejtuese të Komunës së Podujevës tha se kjo do të jetë 50/50.

“Në kuadër të qeverisjes do të udhëheqim 50 me 50, janë të përgatitura, janë të suksesshme”, premton ai.

Debati me kandidatët për kryetar të Podujevës u mbajt të mërkurën.

Në garë për të parin e Komunës përveç Naim Fetahut janë edhe Nexhmi Rudari nga LDK e Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendose.

Zgjedhjet do të mbahen më 15 mars.