Naim Bazaj pengon ekipin e KALLXO.com gjatë raportimit

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Naim Bazaj gjatë ditës së sotme ka penguar deri sa ishin në kryerje të detyrës, ekipin e KALLXO.com.

Bazaj ka ndaluar veturën e ekipi të KALLXO.com ku ka kërkuar nga ta sqarim se pse po e fotografojnë posterat a partisë së tij afër shkollës.

“Të pash unë, për qata veç më interesoj pse. Bashkw dalim shlirë. A ka të drejtë me më fotografu”, ishin fjalët e Bazajt drejtuar ekipit të KALLXO.com.

Gazetari i KALLXO.com, Valon Fana i ka treguar Bazajt se nuk është e ndaluar fotografimi sidomos në raste ku një person është fytyrë publike.

“S’ka të drejtë pa pëlqimin tim me më forografu, pa më thanë unë fotografom, qysh? Pa pëlqimin e dikujt nuk ka të drejtë me më fotografu”, ishin fjalët e Bazajt drejtuar ekipit të KALLXO.com.