Nagavci tregon se a do të organizohet testi i arritshmërisë dhe provimi i maturës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se do të organizohet testi i arritshmërisë dhe ai i maturës.
“Aktualisht duke qenë se mësimi po zhvillohet me prezencë fizike dhe se kemi pas kërkesë nga drejtoritë komunale të arsimit që testi të organizohet me pjesëmarrje fizike në kushte të pandemisë ne do të organizojmë edhe testin e arritshmërisë edhe provimin e maturës”, tha ajo.
Nagavci tha se në lidhje me organizimin e testit të arritshmërisë kanë përcaktuar rregulla të reja ku nuk do të jenë prezent më shumë se 15 nxënës në klasë dhe do të ruhet distanca. Nagavci tha se kanë përcaktuar edhe numrin e administruesve dhe monitorueseve.
Kurse sa i përket provimit të maturës |Nagavci tha se planifikojnë të njëjtin ta organizojnë në dy ditë në mënyrë që të maten saktë njohuritë e nxënësve.
“Dy testet do të administrohen duke respektu masat anti covid dhe rekomandimet e IKShPK”, tha ajo.
Pas këtij fjalimi Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.