Nagavci takon përfaqësuesit e organizatave të komuniteteve

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar përfaqësues të organizatave të komuniteteve Rom, Ashkalinjë dhe Egjiptjanë.

“Në këtë takim, ministrja ka ofruar mbështetjen institucionale për një arsim gjithëpërfshirës dhe cilësorë për të gjithë nxënësit përfshirë edhe ata të komuniteteve. Ministrja Nagavci ua bëri të qartë se në Qeverinë Kurti 2, askush nuk do të ndihet i anashkaluar derisa u zotua se të gjithë do të trajtohen barabartë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se për përfaqësuesit e këtyre organizatave është i rëndësishëm krijimi i rrugëve ligjore për të lehtësuar themelimin e qendrave për mësim shtesë ku përveç gjithpërfshirjes kjo do të ndikonte edhe në rritjen e cilësisë.

Orgaznizatat të cilat i ka takuar ministrja Nagavci janë ‘Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VORAE)’ dhe ‘Terre des Hommes’.