Nagavci takohet me drejtorët e Departamenteve të MASh, kërkon respektim të rregulloreve dhe ligjeve

Ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka zhvilluar sot një takim me drejtorët e Departamenteve të MASh.

Sipas një njoftimi për media, në këtë takim të parë është diskutuar për ecurinë e punës në departamentet përkatëse.

Tutje thuhet se Nagavci ka deklaruar se do të jetë përkrahëse dhe bashkëpunuese për të gjithë, në mënyrë që së bashku të çojnë përpara proceset dhe çështjet e ndryshme në të gjitha nivelet e arsimit, të shkencës, të teknologjisë dhe të inovacionit.

Nagavci kërkoi nga stafi i m,inistrisë që të jenë në nivel të detyrës sipas përgjegjësisë që kanë dhe të respektojnë gjithë bazën ligjore në fuqi.

Po ashtu, ajo kërkoi nga u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Agim Berdyna dhe drejtorët, që i gjithë stafi i MASh të respektojnë me përpikëri rregulloren për kodin e mirësjelljes në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Nagavci pranoi detyrën si ministre e re më 23 mars 2021 në kuadër të qeverisë Kurti 2.