Nagavci: Qeveria nuk i ka as 45 vota

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka replikuar ndaj deklaratave të grupit parlamentar të PDK-së dhe LDK-së.

Ajo për përfaqësuesit e PDK-së tha se për dy muaj rresht kanë insistuar që të anashkalohet rregullorja dhe të mos merret opinioni i qeverisë sikurse e përcakton rregullorja.

Ajo tha për LDK-në që nuk i ka as 45 vota.

“Ndërsa, ju zoti Gashi keni insistu që asnjë çështje mos të trajtohet në seancë as marrëveshjet e asgjë tjetër sepse keni thënë se po e presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. E Gjykata Kushtetuese tha se i keni jo 61 vota po 2/3 e votave. Në fakt ju sot nuk i keni as 59 vota nuk i keni as 45 vota. Urdhëroni dhe tregoni dhe mos folni këtu për interes të qytetarëve. Interesin e qytetarëve e keni shkel e keni deformu kur e keni rrëzu qeverinë”, tha ajo.