Ilustrim, Foto: REL

Nagavci për shaminë: Është i përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci mbajti të shtunën një konferencë për media ku ka komentuar edhe debatin e bërë rreth lejimit të shamisë në shkolla.

Sipas Nagavcit, nuk ka një udhëzim për shaminë ndërsa shtoi se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit të Kosovës dhe institucioneve të Kosovës.

“Sa i për Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativë për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është vërtetë që ky udhëzim administrativ që ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHT-it. Por e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, përfundoi Nagavci.

Nagavci tha se ky udhëzim do të mbetet në fuqi, ndërsa do të shihen aspektet formale ligjore.