Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci 3 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Nagavci: Për dy dekada pati ndërhyrje brutale të partive politike në të gjitha nivelet e arsimit

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka thënë se pajtohet me deputetët që gjendja në arsim është larg rezultateve që të gjithë i dëshirojnë.

Sipas saj, kjo nuk ka ndodhur rastësisht.

“Nuk janë këtu siç u përmend dy ose tri gjenerata të humbura, por janë më shumë se dy dekada ndërhyrje brutale e partive politike në të gjitha nivelet e arsimit në përgjithësi. Këto ndërhyrje kanë bërë që përkundër përkushtimit të shumë mësimdhënësve që kryejnë punën me përgjegjësi, rezultatet të mos jenë ato që i dëshirojmë dhe që i dimë të gjithë”, tha ajo.

Nagavci tha se arsimi është prioritet i Qeverisë.

Kuvendi i Kosovës ka nisur sot vazhdimin e debatit parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.