Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci: Nga shtatori fillojmë punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta

Arbërie Nagavci, ministrja e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se që nga shtatori shkollat e Kosovës do të kenë asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ajo tha se këtë çështje e kanë planifikuar edhe në buxhet.

“Që nga shtatori do të fillojë punësimi i asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, duke përfshirë psikologë, pedagogë dhe logopedë. Tashmë e kemi planifikuar dhe e kemi buxhetuar sa do të kushtojë dhe është një prej politikave tona”, tha Nagavci në emisionin “Kallxo Pernime”.