Nagavci: Nëse ka probleme me votimin elektronik, zgjedhjet studentore duhet të anulohen

Ministrja e Arsimit, Arbërie Ngavci ka reaguar pas problemeve të cilat janë shkaktuar gjatë procesit të votimit të studentëve në zgjedhjet studentore që po mbahen sot në Universitetin e Prishtinës.

Minstrja ka thënë se nëse do të këtë probleme të ngjashme gjatë procesit të votimit, zgjedhjet duhet të anulohen.

“Ndonëse jemi në rrethana të lehtësuara pandemie, Universiteti kishte vendosur që ato të mbaheshin online. Vetëm një orë pas fillimit të procesit, sistemi i votimit ka rënë dhe studentët nuk po mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votimit. Si ministre, shpreh shqetësimin për këto lëshime. Kam kontaktuar me përfaqësues të Universitetit, studentë dhe monitorues dhe dua të deklaroj se poqese ky proces vazhdon të ketë probleme dhe lëshime, zgjedhjet duhet të anulohen dhe organet kompetente të marrin vendimin që siguron që asnjë studenti nuk i mohohet e drejta e zgjedhjes”, ka shkruar ajo në Facebook.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka thënë se monitoruesit e kësaj organizate kanë mbikëqyrur procesin dhe kanë bërë të ditur “Deri në orën 12:00 në votim kanë marrë pjesë 6195 studentë votues nga 25 629 votues sa kanë mundësi votimi. Pjesëmarrja në zgjedhje e shprehur në përqindje është 24.17%”.

Tutje, në komunikatë thuhet se nga ora 8:30 deri në orën 10:45 ka pasur një bllokim sistemi si pasojë e ushtrimit të nivelit të dytë të sigurisë përmes e mailave që ka rezultuar me bllokimin e përkohshëm të procesit. Monitoruesit e ORCA-s e kanë parë nga afër këtë situatë. Deri në momentin e bllokimit kanë qenë të regjistruara 1068 vota.

KALLXO.com ka raportuar se sistemi elektronikë për votim ka pësuar probleme sot.

Zgjedhjet këtë vit janë duku u zhvilluar online përmes Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS).

Organizata Studentore të cilat janë duke kandiduar këtë vit janë Paqja Studentore, Organizata Studentore Reforma, Studim Kritikë Veprim, Unioni Demokratik Studentore, Iniciativa Studentore Progresi.

Organizatat të cilat kanidojnë në duhet të regjistrohen në Ministrinë e Administratës, 20 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Sipas rregullores për zgjedhje të UP-së, zgjedhjet shpallen nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Tutje, rregullorja thotë se interesant e studentëve do të përfaqësohen përmes Parlamentit të Studentëve dhe Këshillit të Studentëve.

Studentët të cilët kanë përsëritur vitin akademik nuk kanë të drejtë të kandidojnë për tu përzgjedhur në pozita udhëheqëse.

Me telashe teknike nis mbajtja e zgjedhjeve studentore të UP-së