Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci në Samitin për Antigjipsizmin: Jemi të përkushtuar që të ketë arsim cilësor për të gjithë fëmijët

Diskutimet në Samitin për Antigjipsizmin kanë vazhduar edhe sot.

Në këto diskutime mori pjesë edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagacvi.

Ajo tha se MASHT-i është i përkushtuar që të ketë arsim cilësor për të gjithë fëmijët, pa dallim.

“Ministria të gjithë veprimtarinë e vet e adreson në të drejtën themelore për arsim, si një e drejtë e garantuar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Nagavci.

E njëjta shtoi se janë marr një sërë aktivitetesh në raportimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut, parandalimin e dhunës, mbrojtjen e fëmijëve si dhe në parandalimin dhe reagimin ndaj braktisjes në shkollim.

“Këto dukuri, për fat të keq janë më së shumti të shprehura tek fëmijët e komuniteteve jo shumicë”, tha Nagacvi.

E para e ministrisë së arsimit tha se është e vetëdijshme që ka punë për tu bërë dhe se Ministrinë e pretë një rrugë e gjatë për përmirësimin e gjendjes.

“Duhet të punojmë bashkë që të eliminojmë secilin paragjykim dhe stereotip që ekziston”, përfundoi Nagavci.

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur edhe dita e parë e këtij samiti.

Pjesëmarrës në diskutime ishte dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti tha se duhet të dënohen ashpër rastet e diskriminimit ndaj komuniteteve, dukë vënë theks të veçantë dy rastet e fundit në Kosovë, atë në Gjakovë ku disa pjesëtar të komuniteteve në një lokal nuk morën shërbimin e duhur dhe rastin tjetër në Prizren ku disa pjesëtarë të komuniteteve u sulmuan në një qendër tregtare.

Ky samit është organizuar nga delegacioni i “Terre des hommes” në Kosovë në bashkëpunim me organizatat partnere Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS.

Qëllimi i këtij samiti është që ë bashkojë aktorët kryesorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mënyrat më efektive dhe efikase të antigjipsizmit dhe mënyrat e manifestimit të antigjipsizmit që rezulton në diskriminim ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.