Nagavci: Mosvalidimi i diplomave, pasojë e problemeve të trashëguara

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Ngavci, në seancën e Kuvendit para deputetëve foli për çështjen e mosvalidimit të diplomave, pas pyetjes së bërë për këtë çështje nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka.

Nagavci tha se ndër problemet për mosvalidim të diplomave është edhe mos dorëzimi i librave Amë.

“Sipas njoftimit të zyrtarëve në ministri, çështja e mosvalidimit të diplomave nga Zyra për njohjen e diplomave (NARIK) vjen si rezultat i shumë problemeve të krijuara dhe të trashëguara ndër vite, ndër to janë mosdorëzimi i librave Amë nga kolegjet e arsimit të lartë privat, diplomat e lëshuara nga institucionet privat dhe publike nga programet e paakredituara, programet e lëshuara nga institucionet private të palicencuara nga MAShTI dhe diplomat e lëshuara nga kolegji i arsimit të lartë privat të cilat fare nuk figurojnë në programin SMIAL”, u shpreh ajo.

Ministrja para deputetëve tha se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Tani e tutje SMIAL është i sigurt dhe asnjë institucion i arsimit të lartë nuk do të mund të regjistroj student jashtë procedurave të përcaktuara dhe jashtë kuotave të përcaktuara nga agjencia e akreditimit. Ju siguroj që asnjë institucion i arsimit të lartë nuk mund të përcaktoj studentë mbi kuotat e përcaktuara nga agjencia e akreditimit. Do të formoj një komision gjithëpërfshirës e profesional i cili do të formojë trajtimin e mosnjohjes së diplomave”, u shpreh ajo.

Kuvendi i Kosovës, sot pritet të ketë debat parlamentar për sigurimin e vaksiave