Arbërie Nagavci - Foto: KALLXO.com

Nagavci: LDK i rri gati Thaçit sa herë të ketë nevojë

Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka deklaruar se partitë politikë u bënë bashkë për të zhbërë vullnetin e qytetarëve për ndryshime.

Sipas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës ashtu siç e bëri Thaçin president, do t’i rrinë në gatishmëri sa herë që presidenti të ketë nevojë.

“U bënë bashkë, edhe një herë. U bënë bashkë për të zhbërë vullnetin e qytetarëve për ndryshime. LDK, ashtu si e bënë Thaçin president, ashtu do t’i rrinë gati sa herë që ai të ketë nevojë.  E sa më shumë që të korruptuarit bëhen bashkë, aq më shumë qytetarët bëhen me LV!”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social “Tëitter”.

Presidenti Thaçi ka mbajtur takim konsultativ me liderët e subjekteve politike në vend për mandatarin e ri.

Të gjitha partitë, përveç Vetëvendosjes, janë shprehur kundër zgjedhjeve të reja.

Thaçi pas takimit paralajmëroi formimin e qeverisë së re në ditët e ardhshme.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, u deklaruar se do ta dërgojë presidentin në Kushtetuese.