Nagavci: Lakmia individëve prodhoi koalicione dhe marrëveshje jo parimore në UP

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në konferencë për media ka folur për zgjedhjen e Këshillit Drejtues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministrja Ngavaci ka thënë se janë të distancuar nga zgjedhjet për Këshillin Drejtues.

“MAShTI distancohet nga ky proces zgjedhor dhe nuk ka bërë asnjë ndikim për asnjërin nga kandidatët që kanë garuar për Këshillin Drejtues”, tha Nagavci.

“Zgjedhjet e rejat për Këshillin Drejtues në UP krijuan një situatë të vjetër. Lakmia e individëve për të dominuar mbi Këshillin Drejtues prodhoi koalicione dhe marrëveshje jo parimore brenda senatit akademik, pjesë e së cilave janë menaxhmenti i UP-së, përfaqësuesit e stafit akademik dhe përfaqësuesit e studentëve”, ka thënë Nagavci.

Të gjitha diskutimet rreth zgjedhjet së Këshillit Drejtues, ministrja Nagvci i ka konsideruar të pakënaqshme për MAShTI-n.

“Nuk u përfill as veprimtaria akademike, reputacioni, por vetëm interesat personale dhe interesa e grupeve të ngushta për të vënë në kontroll organin më të lartë në Universitet”, ka thënë Ministrja.

Ngavci ka potencuar se në mesin e anëtarëve të zgjedhur nuk është asnjë grua.

“U zgjodhën pesë anëtarë nga ana e senatit, prej të cilëve asnjë grua, përkundër faktit që 60% e stafit të rregullt akademik janë gra”, ka thënë Ministrja.

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arian Krasniqi dhe Naser Kabashi morën votat në rundin e tretë të votimit për anëtarë të KD-së.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), sot gjatë ditës mbajti një konferencë për media duke njoftuar se Këshilli i Etikës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë një vendim sa i përket denoncimit të tyre për plagjiaturë për profesorët e Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

ORCA tha se më 6 qershor 2022, Këshilli i Etikës i ka kthyer përgjigje ORCA-s duke konstatuar përfundimisht se punimi i paraqitur nga profesorët Dugolli dhe Kastrati ka përmbajtje të theksuar të plagjiaturës dhe si rrjedhojë i ka shkelur të gjitha standardet e ndershmërisë akademike dhe kredibilitetit në publikime shkencore.

“Por, pavarësisht konfirmimit të plagjiaturës, Këshilli i Etikës edhe pse i ka cilësuar si shkelje të rënda veprimet e profesorëve, ka marrë masa qesharake ndaj tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Mes tensionesh, zgjidhen anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së