Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci: Kemi buxhet për punësimin e 100 personave që punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërije Nagavci ka folur për ofrimin e shërbimeve rehabilituese për fëmijët me nevoja të veçanta në shkollat publike.

Si ministri e Arsimit, ajo ka thënë se po punojnë intensivisht për të siguruar asistentë për fëmijë me nevoja të veçanta.

“Për vitin tjetër kemi siguruar buxhet për punësimin e 100 personave që punojnë me fëmijë me nevoja të veçanta”, ka thënë ajo.

MASHTI, gjithashtu, sipas Nagavcit ka përkrahur me buxhet dy organizata që punojnë me fëmijë me autizëm nga mosha 0-6 vjet.