Nagavci: Kalendari i zëvendësimit të orëve mësimore vazhdon të jetë në fuqi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në konferencë për media ka përmendur punët e bëra gjatë vitit 2022.

Njërën nga arritjet Nagavci e ka konsideruar ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore.

“Për herë të parë ëshët ndarë buxheti prej 1.7 milion euro për mësimdhënësit të cilët nuk kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe është finalizuar udhëzuesi, i cili është ndarë me komunat me besimin që ky fond të krijoj jo vetëm lehtësira, por edhe mos humbje të marrjes efikase për nxënësit të cilët janë në shkollat tona”- ka thënë Nagavci.

Nagvci ka thënë se mbajta e orëve mësimore është duke vazhduar sipas klendarittë ri për zëvendësimin e orëve mësimore.

“Ka pas tendenca për mos mbajtje të orëve të mësimit, unë konsideroj se arsyet për këto janë disa. Kalendari i ri është në fuqi dhe po vazhdon reazilimi i tij, Së fundmi kemi pranu një kërkesë nga kryetari i Këshillit Drejtues, pot kërkesa të cilat janë paraqitur të tilla si vendime individuale qoftë të përfaqësuesve të këshillave apo të shkollave nuk duhen të prodhojnë efekte juridike”- është shprehur Nagvaci.

Ndërsa, për vitin tjetër Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se do të fillojë rrjetëzimi  i shkollave të cilat kanë numër më të vogël të nxënësve.

“Këtë vit kemi filluar punën edhe për një analizë të detajuar që shpresoj do ta finalizojmë vitin e ardhshëm sa  përket rrjetëzimit të shkollave në mënyrë që jo vetëm të ruhen normat për mësimdhënësit, por në anën tjetër të jemi të kujdesshëm edhe për buxhetin e vendit”- është shprehur Ministrja.

Arsimi dual këtë vit është realizuar në katër profile në shkolla të mesme.

“Për herë të parë nga viti 2022 kemi filluar me pilotimin e arsimit dual për katër profile, për profilet kuzhinier, asistent i mirëpritjes së hotelerisë, floktar, murator  në pesë shkolla profesionale dhe tri komuna”- ka thënë Ngavci.

Ndërsa, për shkëputjen e kontratës kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Ministrja Nagvci ka thënë se “Sa i përket kontratës kolektive nuk kemi asnjë opinion ligjor se ka shkëputja është e jashtëligjshme, përkundrazi vetë kontrata nuk ka asnjë bazë ligjore”.

Në anën tjetër digjitalizimin në arsim pritet që të fillojë në vitin 2023.

“Sa i përket digjitalizimit në planin strategjik të arsimit janë parapa të gjitha aktivitetet specifike për pesë vitet e ardhshme  edhe për digjitalizimin dhe në vitin 2023 në tre mujorin e parë do të jetë tek marrja e kërkesave, analizimi dhe adresimi i infrastrukturës fizike”- ka thënë Ministrja.

 

 

(DOKUMENT) Kalendari i ri i vitit shkollor që parasheh zëvendësimin e ditëve të humbura për shkak të grevës