Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci falënderon donatorët dhe partnerët për mbështetjen e Ministrisë në fushat e arsimit parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, sot është takuar virtualisht me donatorët dhe partnerët zhvillimorë të cilët mbështesin MASHT-in në fushat e arsimit parauniversitar.

“E vetëdijshme që ka akoma shumë punë për të bërë në mënyrë që të arrijmë rezultate të cilat i synojmë, është e rëndësishme që të ketë koordinim të aktiviteteve dhe të punohet në objektivat e përbashkëta”, ka shkruar Nagavci.

Ky është postimi i plotë i ministres Nagavci:

Në takimin virtual me donatorët dhe partnerët zhvillimor që mbështesin Ministrinë në fushën e arsimit parauniversitar,  i falenderova për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve për të përmirësuar rezultatet në arsim.

E vetëdijshme që ka akoma shumë punë për të bërë në mënyrë që të arrijmë rezultate të cilat i synojmë, është e rëndësishme që të ketë koordinim të aktiviteteve dhe të punohet në objektivat e përbashkëta.

Disa nga projektet aktuale në arsimin parauniversitar janë:

“Arsimi, punësimi dhe politikat sociale”-Komisioni Evropian,

“Ndërtimi i Kapaciteteve në arsimin bazik”-GIZ-i gjerman,

“Përkrahje adoleshentëve pas mësimit të rregullt”-USAID,

Shkolla e Shekullit 21 i zbatuar nga Këshilli Britanik,

“Edukimi për qytetari demokratike” i Qeverisë zvicerane,

“Learning Cultures in University –LECU, “Aktivitete vetëdijesuese për rëndësinë e zhvillimit në fëmijërinë e hershme” nga UNICEF,

“Mbështetja e platformës : Edukimi në distancë-Save the Children,

Projekti “Shpresë” i Caritasit Zviceran, “Aleanca për zhvillimin e edukimit parashkollor në Kosovë -RTM/ Italia, “Projekti për përmirësimin e Sistemit të Arsimit”-Banka botërore,

“Programi nacional i bursave-Roma Education Found –Budapest.

Vlerësoj kontributin e të gjithë partnerëve dhe donatorëve dhe zotohem për përkushtim maksimal në përmirësim të cilësisë në arsim.