Nagavci: Brenda vitit do të jetë i gatshëm ligji për tekstet shkollore

Ministrja e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në një debat të organizuar nga Lëvizja Fol ka deklaruar se brenda vitit do të jetë i gatshëm ligji për tekstet shkollore.

“Rishikimi i teksteve do te ndodhë patjetër, si e kam marrë punën e kam gjetur në proces konkursin për tekstet e reja shkollore dhe ne e kemi vendosur që në agjendën legjislative që brenda këtij vitit të përfundojmë ligjin për tekste shkollore”, tha Nagavci.