Nagavci: 20 raste të raportuar për dhunë në shkolla në vitin 2021/2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka deklaruar në Komisionin për të Drejtat të Njeriut se gjatë vitit shkollor 2021/2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla.

“Raportimi i rasteve të dhunës ende nuk është në nivelin e duhur dhe dhuna fatkeqësisht vazhdon të jetë problem në shoqëri. Akoma ekziston tendenca që të fshihen rastet e tilla me frikën me frikën që reduktimi I rasteve do të bëjë përshkrimin se shkollat nuk janë aq të mira”, ka thënë Ministrja.

Ministrja Ngavaci theksoi se në nivel vendi në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë janë të punësuar 146 psikologë.

“Granti që është ndarë për punësimin e psikologëve është përdorur nga drejtoritë komunale për punësimin e kuadrove të tjera”, ka thënë ajo.

Ministrja Nagavci ka bërë të ditur se janë vetëm 28 Inspektor të Arsimit, ndërsa ka shtuar se kanë filluar procedurat e rekrutimit të 83 inspektorëve të tjerë.