Derivatet - Foto: Ilustrim/ Pixabay

Naftëtarët, letër Kurtit: Po falimentojmë

Shoqata e Naftëtarëve, i ka drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi si dhe ministrave të linjës lidhur me gjendjen “alarmante” në sektorin e naftës.

Sipas letrës së naftëtarëve, vendimi i Qeverisë së Kosovës për sektorin e naftës i ka sjellur kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit.

“Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për litër nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Pikat me pakicë janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Shoqata ka bërë apelim ndaj Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos t`i shuaj bizneset e vogla në këtë kohë krize.

Kjo letër i është drejtuar edhe Rozeta Hajdarit, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Hekuran Muratit, ministër i Financave.

Qeveria e Kosovës më 22 qershor kishte votuar projekt- Udhëzimin Administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masave të tjera mbrojtëse.

Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, Qeveria do të përcaktojë menjëherë çmimin maksimal të lejuar për derivatet.

Qeveria do të vendosë çmimin maksimal të naftës

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve sot në Kosovë është 1.73 euro për litër, për benzinë është 1.67 euro dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 0.78 euro.

Çmimet e derivateve të naftës sot në Kosovë