Nafta lirohet në botë, vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë

Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës sërish ka shënuar rritje, pavarësisht se në bursën ndërkombëtare ka rënie.

Sipas Oil Price, një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barrel.

Mirëpo, pavarësisht së rënies së çmimeve në tregun botëror, në vendin tonë po ndodh e kundërta.

Çmimi i aktual i naftës | Burimi: Oil Prices/Screenshot: Telegrafi.com

 

Aktualisht, në Kosovë një litër naftë dhe benzinë po tregtohet duke filluar nga 1.85 euro.

Ditë më parë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), njoftoi se është duke punuar për të nxjerrë një vendim të ri i cili rregullon çmimet e naftës.

Sipas MINT-it, kjo do të parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

Lufta e Ukrainës bëri që çmimi i naftës për pak kohë të shkojë mbi 139 dollarë për fuçi në mars, shifra më e lartë që nga viti 2008, duke përkeqësuar presionet e inflacionit./Telegrafi