Mytaher Haskuka. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mytaher Haskukës i urohet ditëlindja në debat

Kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskukës i urohet ditëlindja në debatin përballë Jeta Xharrës.

Në debatin përballë gazetares Jeta Xharra ku të ftuar ishin: Sherife Balaj- Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Haziz Hodaj – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Mimoza Bushrani – Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Baldedaj- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Valon Xhabali- EC MA NDRYSHE, ndërsa në  ZOOM janë  Esen Kajmakçi – Përfaqësuese e grave në shoqatën e bizneseve ESNAF dhe Dafina Alishani, Lëvizja Vetëvendosje, Haskukës i urohet ditëlindja e 47.

“47 vjeç i mbusha, mendoja se 46”, u shpreh Haskuka.

Xharra në hapje të debatit iu drejtuar Haskukës duke ia uruar ditëlindjen: “Ta kemi organizuar një festë të vogël me 4 asamblistët më të mirë, shoqet dhe shokët t`i kemi mbledhë, veç një pjesëtar të shoqërisë civile, shumë donin me ardhë, por për shkak të Covid-it”. Haskuka ishte i ftuar përballë Jeta Xharrës për t`u përballur me zotimet e tij të dhëna gjatë fushatës elektorale të vitit 2017-të.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në fushatën zgjedhore të vitit 2017, kur kandidoi për kryetar Komune, premtoi depolitizim të arsimit. KALLXO.com ka gjetur se pesë shkolla udhëhiqen nga drejtorë që kanë pasur pozitë ose kanë pozitë në ndonjërën prej partive politike në Prizren. Haskuka i ftuar në serinë e debateve “Jeta në Komunë” ka thënë se janë duke e depolitizuar arsimin në Prizren me emërimet e fundit për ushtrues detyre të drejtorëve të shkollave.