Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mytaher Haskuka: Unë nuk kam besim në sektorin e drejtësisë

Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka është përgjigjur në pyetjet e shkurtra të Jeta Xharrës.

Haskuka ka dhënë përgjigje rreth financimit të fushatës, publikimit të listave të uzurpatorëve, emërimin e drejtorëve e tema të tjera.

Jeta Xharra: Kush po ua financon fushatën?

Mytaher Haskuka: Qytetarët.

Jeta Xharra: A jepni dorëheqje nëse ju ngrisin aktakuzë?

Mytaher Haskuka: Unë nuk kam besim në sektorin e drejtësisë.

Jeta Xharra: A i shkarkoni drejtorët e komunës nëse ju ngritet aktakuzë?

Mytaher Haskuka: I kam shkarku drejtorët.

Jeta Xharra: Kur do t’a publikoni listën e uzurpatorëve të pronave komunale?

Mytaher Haskuka: I kam publikuar.

Jeta Xharra: A do t’a vendosni kriter të plotë që drejtorët e shkollave të jenë apolitik?

Mytaher Haskuka: Po.

Jeta Xharra: A do të nisni procedura disiplinore për zyrtarët e komunës për të cilët raporti i auditorit ka gjetur shkelje?

Mytaher Haskuka: Po.

Jeta Xharra: Cili do jetë vendimi i parë që keni me e marrë si kryetar i komunës?

Mytaher Haskuka: Me i emëru drejtorët.

Jeta Xharra: A vjen në debat nëse i fitoni zgjedhjet?

Mytaher Haskuka: Po.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.