Mytaher Haskuka - Foto: KALLXO.com

Mytaher Haskuka kërkon që të konsultohen komunat para se të merren vendimet për masat COVID-19

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kërkuar nga Qeveria që të konsultohen komunat para se të merren vendime për masa ndaj pandemisë së coronavirusit.

“Duhet të ketë një plan afatgjatë se si do ta perballojmë këtë pandemi dhe të kemi mbështetjen e qytetarëve. Ne do të implementojmë masat e Qeverisë, por nuk bën të vazhdohet me vendime pa plan e pa program”, ka shkruar kryetari Haskuka në facebook.

Tutje, ai është shprehur se duhet të gjithë të punojmë bashkë në mënyrë që të tejkalohet pandemia COVID-19, pasi që sipas tij përgjegjësia është e të gjithëve.

Qeveria e Kosovë sot ka marr masa të reja për parandalim të përhapjes së pandemisë globale COVID-19, gjithashtu nga sonte në ora 20:00 janë future në karantinë shtatë qytetë të Kosovës, kjo masë do të vlejë për dy ditë radhazi, deri të hënën në ora 5:00.

Në nivel vendi sot janë regjistruar 728 raste të reja me SARS-CoV-2, në Prizren kanë rezultuar pozitiv 47 prizrenas.

Brenda 24 orëve kanë vdekur 12 persona si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Qeveria miraton masat e reja anti-COVID