Myftiu Naim Tërnava i lumtur që xhemati do t'u kthehet xhamive

Naim Ternava, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, u shpreh të jetë i gëzuar që më në fund të gjithë besimtarët do të mund të kryejnë ritet fetare në shtëpitë e Zotit.

Ai ka thënë se dobësimi i virusit është arritur fal angazhimit dhe bashkëpunimit të plotë të institucioneve të vendit dhe qytetarëve.

“Sot edhe unë jam i gëzuar që me një bashkëpunim të pashoq me institucionet e vendit , me qytetarët, ja arritëm që ta mundim këtë virus apo ta dobësojmë deri në këtë mas që ne ti hapim shtëpitë e Zotit, të shkojnë në xhami në kisha, t’i falen Zotit t’i kërkojnë Zotit mëshirë”, tha Ternava.

Ai ka falënderuar mjekët, duke thënë se ta kalojmë këtë sëmundje. Si ka përgëzuar qytetarët për kulturën e treguar dhe bashkëpunimin në vazhdimësi, përkundër gjendjen që ishte, dhe përkundër që ishte muaji i shenjt i Ramazanit.

Ai tha se qytetarët i kuptuan  drejtë sepse mbi të gjitha është shëndetit publik.

“Për ruajtjen e shëndetit na ka mësuar Zoti, Kurani, pejgamberi i fundit. Unë edhe në këto ditë feste e lus Zotin që në radhë të parë mjekët tanë t’i shpërblej dhe më bjen mirë që Kosova sot mund të radhitet në mesin e shteteve që kanë pasur efekt masat. Unë shpresoj që masat të përfillen shpresoj që as sonte të mos kemi raste, të hapen çerdhet , te hapën shkollat”, tha Ternava./RTK