Muzeu virtual i Galerisë Kombëtare prezanton veprën e Ibrahim Kodrës

Galeria Kombëtare e Kosovës ka prezantuar në Facebook-un e saj veprën, “Personi i vetmuar”, të piktorit Ibrahim Kodra. 

Vepra e Kodrës, “Personi i vetmuar” është pjesë e koleksionit të Galerisë së Arteve të Kosovës dhe prezantimi i saj nga GKK-ja është bërë në kuadër të Muzeut virtual të kësaj galerie. 

“Edhe pse vepra e tij kubiste i afrohen abstraksionit, Kodra kurrë nuk u heq dorë nga objektet e botës reale. Në pikturë është spikatur forma që njihet lehtësisht si “personi i vetmuar” pikturuar kryesisht nga imagjinata dhe kujtesa”, thuhet në njoftimin e GKK-së. 

Përmes Muzeu virtual GKK-ja po shpalos punime të koleksionit te GKK-së, të përcjellë me tekst përshkrues nga kuratori i GKK Zeni Ballazhi.