Foto: Kallxo.com

Muzeu i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Muzeve

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Kosovës organizon një sërë aktivitetesh, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë!

Aktivitetet fillojnë në ambientet e Muzeut të Kosovës me programin edukativ interaktiv – Edukimi për Paqe’ me institucionet parashkollore, grupmoshat 5-6 vjeç, pastaj shkollat fillore, grupmoshat 7-12 vjeç.

Në orët e mbrëmjes aktivitetet e muzeut vazhdojnë me prezantimin e punimeve dhe dokumentareve  “Citites of Peace” të realizuara më parë në 10-të vende të botës, dhe shpërndarjen e certifikatave për vullnetarët e Termokiss në Muzeun e Kosovës,

Edukimi për Paqe, është një program i cili përmes punëtorisë artistike inspiron gjeneratat e reja me trashëgiminë kulturore të Kosovës, duke promovuar paqen dhe mirëkuptimin.

Atelieja e Qyteteve të Paqes, zhvillohet përmes punës praktike me artin e shndritjes, ku fëmijët mësojnë teknika të ndryshme të muraleve, kaligrafisë dhe  ikonografisë.  Atelieja do të ofrojë punën me fleta të arit nga nuanca të ndryshme, dhe do të përshtatet për të gjitha grupmoshat.