Muzaqi: Punësimet familjare në ASK janë sekret publik

Ilir Berisha, zëvendës kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës së bashku me Ibrahim Rrustemin, kanë raportuar para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Shqetësuese nga deputetët, anëtarë të Komisionit është parë nepotizmi në ASK.

Një gjë e tillë u pranua edhe nga zëvendëskryeshefi, i cili tha se ky fenomen është evident.

“Është e vërtetë ka punësime familjare, ka plot. Kam kërkuar edhe nga Agjencia Kundër Korrupsion një mendim. Prej se kam ardh unë nuk ka më, kam kërkuar certifikata familjare kur kam pranuar në punë 32 konsulentë që të lejoj nepotizëm”, tha ai.

Besim Muzaqi, anëtar i Komisionit tha se nepotizmi në Agjencinë e Statistikave të Kosovës është sekret publik.

“Është sekret publik, nepotizmi në ASK. Aty është e mbushur me familjarë është shqetësuese çka ndodhur aty”, tha Besim Muzaqi, deputet nga LVV.

Ndërkaq, Doarsa Kica- Xhelili tha se: “Nuk ka pas raste kur është pranuar nepotizmi në këtë formë të tillë”.

Në fund, me gjashtë vota kundër dhe dy abstenime nuk është votuar raporti vjetor i ASK-së.