Foto: Hacebook/ Harry Harri's Moustach
Mustaqet e ambasadorit amerikan ngjallin polemikë në Korenë e Jugut
Polemika mund të duket absurde, por ajo po merret shumë seriozisht në Korenë Jugore.
Ambasadori I Shteteve të Bashkuara në Seul, Harry Harris, është bërë shënjestër e kritikave të ashpra, sidomos në rrjetet sociale.
Arsyeja e këtij zemërimi: mustaqet e tij.
Siç e thotë edhe vetë, sipas asaj që raporton CNN, “mustaqet e mia janë bërë, në njëfarë mënyre, objekt fascinimi për mediat jugkoreane”.
Dhe, prapa kritikave dhe talljeve fshihet në realitet një shqetësim tejet real, i cili ka rrënjët në historinë e vendit.
Sepse, siç shkruan Le Point, për shumë koreanë, mustaqet e Harry Harris përkujtojnë fuqishëm periudhën e pushtimit nga Japonia dhe ambasadori me mustaqet e tij ngjan në udhëheqësit japonezë të kohës së pushtimit nga Japonia të gadishullit korean.
Siç përkujton edhe CNN, perandori Hirohito, i cili sundonte në atë kohë, apo edhe ish-kryeministri japonez Hideki Tojo kishin mustaqe krejtësisht të njëjta me ato të ambasadorit amerikan.
Koha e luftës shkakton kujtime të hidhura te Koreanët, pasi shumë qytetarë të gadishullit kanë qenë viktimë e dhunës nga japonezët.
Disa madje ishin shndërruar në skllevër, e shumë të tjerë janë vrarë nga autoritetet japoneze, raporton Le Point.