Isa Mustafa

Mustafa: Zgjedhja e Vjosa Osmanit dëshmon ngrohtësinë dhe disponimin e koalicionit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se zgjedhja e saj nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit LDK-LVV.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre.
Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime!”, shkroi Mustafa në Facebook.

Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme të thirrur pikërisht për këtë çështje me 68 deputetë në sallë ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.