Albin Kurti - Isa Mustafa

Mustafa: Vetëvendosje nuk do ta fitonte Prishtinën pa përkrahjen e PDK-së

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të thotë që nuk ka qeverisur, sepse një gjë të tillë e ka bërë në nivelin lokal.

Ai tha se Vetëvendosja pa përkrahjen e PDK nuk do të mund të fitonte zgjedhjet në Prishtinë.

“Nuk parti politike në Kosovë që nuk mund t’i gjenden behanet. Në qoftë se nuk ka qeverisë në nivel qendror, ka qeverisë në nivel lokal. Edhe në qoftë se Vetevendoja thotë se nuk ka bashkëpunu me askënd, ka bashkëpunu. Sepse unë në lëkurën time e kam ditë se mua më ka rrëzu Vetëvendosja, PDK-ja, AAK-ja edhe të gjithë në Prishtinë, sepse nuk do të kishte mundur VV-ja kurrë nuk do të kishte mundur ta fitonte Prishtinën, nëse nuk do ta kishte përkrahjen e PDK-së”, tha Mustafa.

Tutje, ai tha se Vetëvendosja bashkë me PDK dhe partitë tjera e ka rrëzu atë si Kryeministër.

“Vetëvendosja me PDK edhe me krejt qita e ka rrëzu qeverinë që e kam drejtu unë. Bashkë i kanë nënshkru, bashkë i kanë votu. Kështu që askush nuk mund të thotë që nuk kam bashkëpunu me PDK edhe me tjerët. E në çfarë forme kanë bashkëpunu, është punë e tyre”, tha Mustafa në RTK.