Mustafa uron zgjedhjen e Beyer si raportues për Kosovën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e zgjedhjes së deputetit të CDU-së, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës ka thënë se zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe me rëndësi për Kosovën.

“Shpreh urimet e mia për mikun tim dhe të Kosovës, z. Peter Beyer për zgjedhjen e tij si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës. Zgjedhja e tij është lajm i mirë dhe tepër me rëndësi për popullin e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka përmendur edhe një vizitë të Beyer në partinë e tij.

“Në vizitën e tij më 3 shtator të këtij viti në LDK, z. Beyer ka përsëritur zotimin e tij që ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme. Lidhja Demokratike e Kosovës është e lumtur për bashkëpunimin që ka me partinë simotër CDU, prandaj jemi të bindur që edhe z. Beyer do të mbrojë interesat e shtetit tonë”, ka thënë tutje Mustafa.

Sot, Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, është emëruar raportues i Kosovës në Këshillin e Evropës.

Gjatë votimit në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropë, Beyer fitoi garën ndaj kandidatit Aleksey Kondratyev, i cili është me prejardhje ruse.

Peter Beyer zgjedhet raportues i Kosovës në KE, eliminohet kandidati rus

www.kallxo.com