Mustafa: Tash do të merremi vesh me VV-në për postin e Presidentit

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se para se të formohet Qeveria, me Lëvizjen Vetëvendosje do të merren vesh edhe për postin e Presidentit.

Veçse, sipas Mustafës, në këtë kohë nuk do të merren vesh për ndonjë emër por vetëm për postin dhe partinë të cilës mund t’i takojë.

“Nuk e kemi në rend te ditës çështjen e Presidentit, por e kemi krijimin e Qeverisë dhe Kuvendin. Unë publikisht s’jam shprehur kurrë që dëshiroj te jem President. Të tjerët e kanë biseduar këtë. Tani do të merremi vesh se kush do ta ketë presidentin, por nuk do të merremi vesh për emër”, tha Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Në pyetjen e KALLXO.com se cilat janë tri kërkesat për të cilat LDK nuk negocion në takimin me Albin Kurtin, Mustafa tha se po i duket vetja si në testim.

“Po më duket vetja si në testim. Kërkesa i bëjmë kur të ulemi”, Isa Mustafa