Mustafa takon ambasadorin gjerman, flasin për koalicionin me LVV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

Sipas njoftimit për media, në takim është diskutuar edhe për koalicionin qeverisëses, LDK-LVV.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa R. Osmani dhe anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset”, thuhet në njoftimin.

“Poshtu kryetari Mustafa e njoftoi z. Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës”, thuhet tuje në njoftim.

Takimet ndërmjet dy partive deri dje opozitare tani fituese të zgjedhje, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë stopuar pasi dy krerët e partive thane se ende kanë dallime në qëndrime për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.