Mustafa takon ambasadoren e Francës, flasin për Qeverinë e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është takuar me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Sipas njoftimit të LDK-së në “Facebook”, në takim është folur edhe rreth krijimit të Qeverisë së re ndërmjet LDK-së dhe LVV-së.

“Ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezulatin e LDK. Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajt më 6 tetor ndërsa dy partitë fetuse të tyre janë dal Lëvizja vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.