Mustafa: Takimi në Washington lajm i pritur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mirëpritur ftesë SHBA-së për takim në Uashington me 2 shtator.

“Takimi në Uashington, më 2 shtator, një lajm i pritur, i cili rikonfirmon angazhimin e SHBA-ve në procesin e dialogut.Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj”, ka shkruar Mustafa.

Ai tutje ka thënë se roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke është i një rëndësie të madhe për Kosovën.

I dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë Serbi, Richard Grennell, ka ftuar më 2 shtator një takim në Shtëpinë e Bardhë, midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar të dyja palët, ku pritet të diskutohet për çështje ekonomike.