Pamje nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës - Foto: ZKM

Mustafa: Qeveria ime ishte më e mira që kishte pasur ndonjëherë Kosova

Kryetari i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ekzekutivi i udhëhequr nga ai për gati tri vite, ishte më i miri që kishte pasur ndonjëherë Kosova.

Ai këto deklarime i tha në një letër të gjatë që postoi sot në “Facebook”, ku edhe renditi disa prej sulmeve që i janë bërë atij dhe LDK-së gjatë qeverisjes në mandatin e kaluar.

“Më mjafton që Qeveria e LDK-së, të cilën e drejtova gati tre vjet po cilësohet si qeveria më e mirë që ka pasur Kosova pas luftës”, tha kryetari i LDK-së.

Mustafa tha se qeverisja e tij nuk kishte pasur afera korruptive dhe kishte ndërtuar marrëdhënie të mira me ndërkombëtaret.

“Pa njerëz të korruptuar dhe pa afera korruptive, me kompetencë të plotë në ekonomi, me marrëdhënie të shkëlqyeshme me BE-në. Këso qeverisje i nevojitet vendit. Atë nuk e bëjmë me njrëz të importuar por me njerëz të Kosovës”, tha tutje ish- kryeministri kosovar.

Isa Mustafa ua përmend të gjitha partive sulmet ndaj tij

www.kallxo.com