Mustafa pyet ekzekutivin në detyrë: Si t’i mbjellin tokat bujqit kur nuk guxojnë dalin?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shtruar një pyetje për Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai ka pyetur se si mund t’i mbjellin tokat e tyre bujqit kosovarë pas vendimeve të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“A ka Qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit, kur ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpia? Apo kemi hequr dorë nga tokat tona!”, thuhet në reagimin e Isa Mustafës.

Ministër i Bujqësisë në qeverinë në detyrë të Kosovës është Besian Mustafa nga LDK.

Sot, i pari i Odës Ekonomike të Kosovës ka publikuar një fotografi nga një takim virual nga Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku shihet edhe ministri Besian Mustafa nga LDK dhe Lumir Abdixhiku nga partia e Isa Mustafës.

Takimi, sic shihet nga fotografia, është ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ndërsa kanë marr pjesë edhe dy ministrat, Rozeta Hajdari dhe Arben Vitia.

Takimi virtual i Keshillit Kombetar per Zhvillim Ekonomik

Publiée par Berat Rukiqi sur Mardi 14 avril 2020