Mustafa: Po bëjmë përpjekje për marrëveshje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot para gazetarëve se janë duke pritur që të caktohet ora e takimit mes LDK-së dhe LVV-së për arritjen e koalicionit qeverisës.

Sipas tij, nuk ka kuptim që të vazhdohet kësisoj.

“Ka mbetë me u caktu ora për takim. Po bëjmë përpjekje për marrëveshje. Unë jam i përkushtuar për atë, nuk ka kuptim që kështu te vazhdohet”, tha shkurtimisht Mustafa para gazetarëve.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë vesh se ku do të takohen Mustafa dhe Kurti, por kontakti me ta s’ka qenë i mundur.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit e deri më tani janë mbajtur shumë takime mes përfaqësuesve të LVV-së dhe LDK-së, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

KALLXO.com do të iu mbajë të informuar për takimin Kurti Mustafa.