Mustafa: Për presidentin do të vendosim unë e Kurti

Në konferencën për media ku u dha lajmi se është nënshkruar marrëveshja për koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se çështja e presidentit nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Mustafa shtoi se për presidentin do të dakordohen me Albin Kurtin kur t’i vijë koha.

“Sa i përket presidentit ne jemi marrë vesh që ai të mos jetë pjesë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar. Do të jetë një çështje për të cilën do të dakordohemi unë dhe z.Kurti si liderë politikë dhe do ta zgjidhim edhe atë çështje në kohën që është e domosdoshme që të zgjidhet”, theksoi Mustafa.

Albin Kurti: E kemi nënshkruar marrëveshjen me LDK-në

Kurti: Qeveria do të ketë 15 ministri

Marrëveshja e koalicionit, Konjufca largohet, kryetari i Kuvendit i kalon LDK-së