Arkiv

Mustafa paralajmëron Vjosa Osmanin për qëndrimet: Do të ballafaqohet me pasoja

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një intervistë për RTK-në  ka folur në lidhje me qëndrimet e kryetarss së Kuvendit, Vjosa Osmanit, karshi LDK-së.

Mustafa ka theksuar se një qëndrim i tillë agresiv kundër partisë që e propozoi dhe e votoi për kryetare të Kuvendit, do të ballafaqohet me pasoja, sipas tij, të gjitha konform rregullave dhe statutit të LDK-së.

Gjithashtu, kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin.

Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vetë Mustafës.

Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas kreut tē LDK, bën që kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranonte t’ia japë Ministrinë e Brendshme.

“Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhëra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtarët, linçime nga më të ndryshmet”, tha Mustafa në intervistën e tij për RTK.