Mustafa: Me partnerët e koalicionit nuk kemi diskutuar fare për pozitën e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ka folur edhe për çështjen e votimit të presidentit kur t’i përfundojë mandati Hashim Thaçit.

Mustafa deklaroi se nuk e ka diskutuar fare këtë pozitë me partnerët e koalicionit, pasi sipas tij asnjëri nuk mund të garantojë se arrihen votat.

“Mund të them se nuk e kemi diskutuar fare pozitën e presidentit me partnerët e koalicionit, sepse asnjë nuk mund të garantoj se arrihen votat. Se kemi marrë asnjë obligim për pozitën e LDK. Nuk kemi obligim as ndaj presidentit e as ndaj partive”, tha Mustafa.

Ai ka thënë se me Vetëvendosjen ishte ndryshe, pasi sipas tij, të dyja partitë kishin arritur gati 50% të votave.