Isa Mustafa

Mustafa: Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputetë e cila ende nuk është publikuar.

Ai tha se LDK do të sigurojës që kandidatët për deputetë të mos kenë probleme me ligjin.

“Lista jonë siguron që ligjet në të ardhmen të mos aprovohen në Parlament nga ata që kanë probleme me shtetin ligjor.Lista reflekton një diversitet specifik: akademikë, profesorë universitar, kuadro të shquara të kulturës, të biznesit, ministre dhe ministra të suksesshëm, mësues, drejtues shkollash e biznesesh, inxhinierë, juristë, ekonomistë, mjekë. Të gjithë të përkushtuar, në rend të parë, për shtetin e Kosovës – Kosovacentrizmin. ”, ka shkruar Mustafa.

Sipas Mustafës, lista e deputetëve të LDK-së nuk është një listë siç i ka quajur ai e “ardhacakëve” të ditëve të fundit nga partitë tjera.

“Lista e LDK-së nuk është listë e ardhacakëve të ditëve të fundit nga partitë e tjera ose sferat sociale. Është listë e njerëzve të devotshëm e të dëshmuar për vizionin dhe vlerat e LDK-së. Ata që e kishin mendjen na u bashkëngjiten në procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake. Lista përfaqëson kandidatët që janë propozuar nga çdo cep i Kosovës, të cilët kanë marrë parkrahjen e të gjitha organeve të LDK-së, atyre lokale dhe qendrore. Prandaj ne garantojmë para qytetarëve për çdonjërin që e kemi në listë se është i yni”, ka shkruar Mustafa.

Këtë koment si duket Mustafa e bëri duke iu referuar listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në listën e LVV-së të kandidatëve për deputetë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i aderimeve të reja, duke përfshirë Mimoza Kusari-Lila e cila deri ditë më parë kishte udhëhequr partinë Alternative që e themeloi vetë.

Aktakuzë Ndaj Ukë Rugovës