Mustafa: LDK do ta respektoj rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht se çfarë do jetë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nëpërmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, pak para mesnatës, ka paralajmëruar se LDK do ta respektoj rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht se çfarë do jetë ai. Ai ka thënë gjithashtu se LDK do t’i bëjë një analizë të thellë zgjedhjeve.

Më poshtë statusi i plotë i Isa Mustafës:

Miq të nderuar

Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.