Arkiv - Albin Kurti - Isa Mustafa

Mustafa: Kush s’ka të drejtë të kandidojë për deputet, duhet të respektojë vendimin e Kushtetueses

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet.

Mustafa këtë deklaratë e dha kur u pyet se cili është komenti i tij në diskutimet e asaj se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti  mund të mos kandidatojë për deputet, pas  aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i LDK-së, shtoi se sipas aktvendimit, nëse dikush nuk mund të kandidojë për deputet, duhet të respektojë një gjë të tillë.

“Unë s’bëj komente sepse unë nuk e shkruaj ligjin e as Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka dhënë vlerësimin e vet, kjo gjë duhet të sqarohet dhe ai që ka të drejtë të konkurrojë për deputet duhet t’i hapet rruga të konkurrojë, ai që s’ka të drejtë mbi bazën e këtij aktgjykimi natyrisht se duhet të respektojë atë, ashtu siç po e respektojmë ne një vendim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin nuk e kemi pritë, ka ardh dhe si i tillë, ne tani po e respektojmë”, theksoi ai.

Kosova shumë shpejtë pritet të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme Qeverinë e Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin e LDK-së.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e ndalon kandidimin e Albin Kurtit