Albin Kurti - Isa Mustafa

Mustafa: Kurti nuk ka pasur guxim të sfidohet me takimin në Uashington

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Uashignton, tha se ka qenë i bindur se atje nuk do të diskutohej për shkëmbime territoriale.

Sipas tij, edhe ish-partneri i tij i koalicionit, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e kanë ditur se s’do të ketë ‘thika në tavolinë’, por sipas tij, Kurtit i ka munguar guximi të ballafaqohet me këtë çështje.

“Ka qenë e qartë për Kurtin dhe Osmanin se s’ka thika në tavolinë. Por, kam parë një mungesë të guximit që të sfidohet me atë çështje Kurti. Kam parë që Kurti po heziton, dhe më ka thënë: ‘Me shku atje edhe me bë diçka që s’muj me bë, çka me bo?’. Ma ka thënë këtë”, tha Mustafa në ‘T7’.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.